Arbëri

Haradinaj: Shqiptarët nuk i nënshtrohen kurrë Serbisë

Descriptive Text

Menjëherë pas aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai dhe shqiptarët kurrë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë.

Haradinaj për mediat ka ripërsëritur se kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij ishte kërkesë për luftë.

“Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët janë në të drejtë dhe jemi të vendosur. do të jemi të vendosur që t’ia tregojmë vendin një armiku si Serbia. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veten mjafton ta shohim rastin e Kroacisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sot Haradinaj u lirua nga gjykata në Strasburg, pas katër muajsh ndalimi në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia dhjetë vjet më parë.