Arbëri

Për manipulim të zgjedhjeve në Maqedoni 6 të dënuar nga 3-4 vjet burgim, ndër ta edhe Thaçi

Descriptive Text

Tre vjet burg për ish- shefin e policisë sekrete të Maqedonisë, Shasho Mijallkov, tre vjet e dy muaj për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ish anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibraimi i është shqiptuar masa e burgimit me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev i janë shqiptuar nga tre vjet burgim.

Ky është përfundimi i seancës së sotme gjyqësore në Shkup, e cilat drejtohej nga gjyqtarët Osman Shabani dhe Ognen Starev dhe tre gjyqtarë porotë, raportojnë mediat e Shkupit.

Ata janë dënuar për shkak të ndikimit politik dhe administrimit të paligjshëm të votimit në zgjedhjet lokale në vitin 2013.