Arbëri

Seanca për Platformën, nesër në ora 9

Descriptive Text

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër me fillim nga ora 9:00.

“Seanca është ftuar për në ora 9 nesër me kërkesë të kryeministrit”, tha Veseli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai ka thënë se në orën 9 mbahet kjo seancë, ndërsa në orën 10 vazhdon seanca e rregullt.

Rendi i ditës është ky:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.