Arbëri

OEK-u dhe Oda Ekonomike e Frankfurtit synojnë të thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po qëndron për vizitë në Frankfurt për avancim të bashkëpunimit me bizneset nga Gjermania, një ndër partnerët kryesor në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në takimet me bizneset nga diaspora u ritheksua rëndësia e krijimit të mekanizmave që nxisin investimet nga diaspora në Kosovë dhe transferin e dijes në shumë sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit. Bizneset e diasporës janë ura kryesore edhe për depërtimin e shumë kompanive kosovare në tregjet evropiane”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Rukiqi u takua edhe me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Frankfurtit, Jürgen Ratzinger, me të cilin u dakorduan për thellim të bashkëpunimit mes dy Odave, në funksion të rritjes së këmbimeve tregtare, investimeve dhe shkëmbimit të përvojave në arsimin dhe aftësimin profesional.