Arbëri

AAK: Pritje madhështore për Ramushin në orën 19

Descriptive Text

Vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës, njofton AAK.

AAK e quan ndaljen e tij në Francë për gati 4 muaj, krejtësisht të panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

"Drejtësia edhe mund të vonojë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn", thuhet më tej në njoftim.

Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje në Sheshin Zahir Pajaziti, ku do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar.