Thaçi, Veseli e Haradinaj fshehin shpenzimet Foto: Driton Paqarada

Thaçi, Veseli e Haradinaj fshehin shpenzimet

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 05 March 2019 07:14

Janë mbajtur të fshehura shpenzimet që gjatë 2018-s i kanë bërë bartësit kryesorë të institucioneve: presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Presidenca, ndërkaq, është e vetmja nga këto tri institucione që ka ofruar qasje në shpenzime të përmbledhura.

Më 11 shkurt, në Presidencë, në Kuvend e në Qeveri “Koha Ditore” ka adresuar kërkesë për qasje në shpenzimet që gjatë 2018-s i kanë bërë titullarët e këtyre institucioneve, por edhe secili prej anëtarëve të kabineteve të tyre.

Të hënën kanë skaduar të gjitha afatet që i precizon Ligji për qasje në dokumente publike, në lidhje me ofrimin e përgjigjeve. Neni 7 i ligjit saktëson se institucioni publik obligohet që brenda 7 ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të japë përgjigje me shkrim për të arsyetuar refuzimin e plotë apo të pjesshëm, ndërsa neni 8 e parasheh rrethanën kur mund të vazhdohen më së shumti deri në 15 ditë kohëzgjatja e ofrimit të përgjigjes.

Brenda kësaj kohe institucioni më i lartë i shtetit ka ofruar një raport që tregon shpenzimet komulative për të gjithë Presidencën, ndërkaq Kuvendi ka përdorur një justifikim për fshehjen e harxhimeve, kurse Qeveria ka ofruar përgjigje negative, pa dhënë ndonjë arsyetim.

Mbështetur në përgjigjen e Presidencës, në vitin e shkuar ky institucion ka tejkaluar shpenzimet e planifikuara për udhëtime jashtë vendit. Të planifikuara ishin saktësisht 700 mijë euro, ndërsa limiti është tejkaluar, meqë janë bërë shpenzime në shkallë 104.44 për qind... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme