Arbëri

Balje thotë se në Komisionin që drejton ajo, nuk do të shqyrtohet peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Descriptive Text

Edhe pse ishte në rend dite, shqyrtimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se nuk do ta shqyrtojë, pasi është adresuar te Kryesia e Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, raporton KTV.

Ajo, gjithashtu ka thënë se ky peticion do të duhej të diskutohej këtu, pra në këtë Komision.

Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, i ka befasuar deputetët e tjerë kur tha se këtij grupi parlamentar, i kanë ardhur kopjet e peticionit të Mitrovicës së Jugut.

AAK-ja dhe PDK-ja po e kritikojnë Agim Bahtirin pse ia ka dërguar peticionin vetëm një grupi parlamentar pra VV-së, e jo të gjitha grupeve parlamentare.