Arbëri

SBASHK-u sot do ta padisë ministrin Bytyqi për vendimin për kompensim të orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në orën 13:15 do ta dorëzojë në Gjykatën Themelore padinë ndaj ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi për vendimin për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

Këtë vendim Bytyqi e ka marrë javën e kaluar por që sindikata po e quan të jashtëligjshëm pasi sipas saj, ligji për grevat nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë, raporton Koha Ditore.

Bytyqi nuk tërhiqet nga vendimi për kompensim të orëve, me gjithë kundërshtimet

Sipas vendimit të MASHT për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Nxënësit dhe prindërit të pakënaqur për kompensimin e orëve, SBASHK-u do ta padisë ministrin