Arbëri

Basha përshëndet lirimin e Haradinajt, urdhërarrestet serbe të padrejta

Descriptive Text

Tiranë, 27 prill -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Basha në vijim shprehet se, “Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë. Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”.

Më tej Basha shton se, “Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”.