Arbëri

Rama ofron dialog, opozita do vetëm rrëzimin e tij

Descriptive Text

Mazhoranca në Shqipëri lëshon sinjale për dialog, ndërsa opozita vazhdon të qëndrojë në rrugë deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ndodh në momentin kur Shqipëria gjendet në një ndër ato të rrallat faza të historisë së saj, kur pushteti gjyqësor po rindërtohet nga e para, nëpërmjet njërës prej reformave më të thella strukturore të shtetformimit modern, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qëndrimi i opozitës nuk ka ndryshuar edhe pas thirrjes së përfaqësuesve të Parlamentit Evropian gjatë takimeve dyditore që zhvilluan, javën që shkoi, me përfaqësues të opozitës, mazhorancës dhe shoqërisë civile në Shqipëri, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në këtë vend.

“Jo qeveri transitore, por bashkëpunim mes faktorëve politikë”. Ky ka qenë mesazhi i prerë i delegacionit të Parlamentit Evropian, i cili bëri apel për zgjidhjen e situatës me dialog, ndërsa paralajmëroi se protestat e dhunshme mund të rrezikojnë dhe integrimin e Shqipërisë. Eurodeputetët thanë edhe se Parlamenti aktual dhe Qeveria janë të ligjshëm dhe u shprehën kundër një qeverie të përkohshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)