Matoshi: Haradinaj është në presion më shumë nga rivalët sesa nga ndërkombëtarët

Matoshi: E kemi pritur se do ta hamë një dajak të vogël nga SHBA-ja

01 March 2019 23:42
23:44

Halil Matoshi tha se një prej sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës si pasojë e mos-heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, jo vetëm ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj por edhe ndaj zyrtarëve tjerë të lartë të shtetit, është mos-dhënia e vizës.

Ai ka thënë se për këtë çështje nuk u jepet asnjë shpjegim. “Ky lloj sanksioni është fakt”, tha Matoshi në Interaktiv të KTV-së.

“Sanksioni mund të ndodhë edhe tek deputetët. E kemi pritur se do ta hamë një dajak të vogël. SHBA-ja është përgjegjëse për sigurinë botërore dhe s’mund të na tolerojnë vetëm neve e të na shikojë mes gishtash. Haradinaj e ka një përparësi në këtë situatë sepse s’e ka mashtruar asnjëherë SHBA-në”, tha Matoshi.

23:42

Matoshi: Haradinaj është në presion më shumë nga rivalët sesa nga ndërkombëtarët

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se shefi i tij më shumë është në presion nga rivalët politikë dhe partitë politike sesa nga ndërkombëtarët për taksën 100 për qind ndaj produkteve të serbisë.

Në emision, Matoshi ka thënë se Haradinaj e ka kthyer Kosovën në tavolinën e bisedimeve te ndërkombëtarët dhe insistimi i tij për të mbajtur taksën nuk do të ftoh marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkim Evropian.

“Është e vërtetë që qeveria është gjetur në një presion, më shumë të rivalëve politikë dhe të institucioneve dhe partive të koalicionit sesa nga jashtë qysh po pretendohet të shitet në publik kinse Haradinaj po tenton të na prish me Amerikën, se po na i heq amerikanët nga Kosova. Presione ka dhe këshilla ka. Po vijnë njerëz ndërkombëtarë që ta lusin Haradinajn. Më parë na kërkonin me ashpërsi ndërsa tani janë zbutur. Haradinaj është i vendosur se dialogu pa afat kohor dhe pa rezultat nuk do të ketë heqje të taksës, pasi dialogu i deri më tashëm nuk ka sjell rezultat”, ka thënë Matoshi..

Për herë të parë Kosova në tavolinë të bisedimeve ka asetet e veta: Ka ushtrinë dhe taksën. Nuk është që jemi pa presione dhe pa telashe. Taksa i ka dhimbsur shumë Serbisë sepse për herë të parë Kosova e paraqet sovranitetin e vet karshi Serbisë. Emri i dytë për sovranitetin e shtetit. Me taksë ia kemi dëshmuar se jemi shtet i pavarur sovran dhe mban vendime sovrane sipas mandatit kushtetues të secilit”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme