Arbëri

Haradinaj nesër fjalim në shesh të Prishtinës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se të premten [nesër], lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim.

Lekaj ka thënë për Kosovapressin se Haradinaj sonte do të kthehet në Kosovë ndërsa nesër do t’u drejtohet qytetarëve nga njëri prej shesheve në Prishtinë.