Arbëri

I shpëtoi më të keqes në aksident, Safet Selmani i falënderohet rripit të sigurisë

Falë vendosjes së rripit të sigurisë, Safet Selmani nga qyteti i Mitrovicës kishte shpëtuar pa asnjë lëndim nga një aksident që i kishte ndodhur në vitin 2003.

Ai tregon se sa rëndësi ka zbatimi i këtij rregulli të komunikacionit gjatë ngasjes së automjetit.

Për arsye të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë filluar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin për sigurinë tuaj”.

Sipas tyre, gjatë këtij muaji, qytetarët kanë mundësinë të vetëdijesohen për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë gjatë ngasjes së automjetit.

Jeton Rexhepi, nga Departamenti Policor për Trafikun Rrugor, ka thënë se kjo nuk është masa e vetme që është ndërmarrë për ulje të numrit të aksidenteve.

E, këtë fushatë e kanë mirëpritur qytetarët, por kanë thënë se është hap i vonuar.

Fushata vetëdijesuese “Vendose rripin për sigurinë tuaj”, do të vazhdojë javët në vazhdim edhe në regjione të tjera të Kosovës.