Përplasjet në distancë mes Thaçit e Haradinajt janë kthyer në baza ditore

Valmira Saraçi - Sahatçiu 01 March 2019 19:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të enjte ka shfaqur dashuri, por edhe mllef ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri tha se e do shumë presidentin, por e cilësoi si njeriun që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha Kosovës me idenë e tij për ndarje, raporton KTV.

Ai ka thënë se presioni i shtuar amerikan e evropian origjinën e ka në Kosovë, tek ata që tha se kanë hyrë në obligime me Vuçiqin.

Kritik ka qenë edhe ndaj partnerëve të tij në koalicion, Kadri Veselit e Fatmir Limajt.

Është shprehur i habitur se si kaq shpejt pranuan kushtet e Serbisë.

Kryeministri ka përsëritur se taksa prej 100 përqind do të mbetet deri në njohje nga Serbia.

Tha se ai do ta suspendonte atë për një javë, por vetëm pasi të jetë i sigurt për marrëveshjen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme