Hoti i reagon Haradinajt: Nuk ke të drejtë ta fyesh opozitën

Hoti i reagon Haradinajt: Nuk ke të drejtë ta fyesh opozitën

01 March 2019 15:48

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke i reaguar kryeministrit Haradinaj, ka thënë se duket qartë se Haradinaj ka probleme me partnerët e tij të koalicionit, por kjo nuk i jep atij të drejtë të fyejë opozitën, transmeton KP.

“Po t'i pranonte LDK-ja kushtet e Serbisë, siç deklarohet pa asnjë argument Haradinaj, Kosova nuk do te ishte shtet i pavarur. Për tri dekada kemi besuar ne shtetin e Kosovës. Duket qarte se Haradinaj ka probleme me partneret e tij te koalicionit. Por, kjo nuk i jep atij te drejte te fyeje opozitën”, ka shkruar Hoti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme