Arbëri

Shqipëri e Kosova me kurrikula të përbashkëta për gjuhën shqipe në diasporë

“Shqipëria dhe Kosova janë dakordësuar për kurrikula të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe kulturës në diasporë”, tha sot ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në panelin e tretë me temë; “Identifikimi shqiptar” E ardhmja fillon nga diaspora (arsimi, kultura, arti dhe filantropia si cilësi komunitare).

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, duke folur për arsimin, theksoi faktin se diaspora ka një rëndësi të madhe.

“Në Kanada diaspora ka mundur të ruaj identitetin gjuhen dhe kulturën, por kjo nuk është e mund në çdo vend dhe nga ku aspekt, vizioni për përshtatje çon drejt një distancim të identitetit kombëtarë, kulturën dhe gjuhën dhe është një problem jo vetëm për personin por dhe për shtetin ku jeton sepse e bënë personin më pak produktiv aty ku jeton”, tha ajo

Më tej, Shahini shtoi se si rezultat komunitetet shqiptare në Kanada kanë ditur të vetë organizohen për të qenë pjesë e komunitetit shqiptar dhe ky është momenti ku vendose në pa roli i shtetit am, Kosova dhe Shqipëria që mundohet të strukturojë të paktën tentativat formale të ruajtjes dhe gjuhës dhe të identitetit kombëtar.

“Tri, arritje të viteve të fundit që dua të theksoi, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të dakordësohen për një kurrikula të përbashkët, të gjuhës shqipe dhe kulturës në diasporë e cila pastaj do të zbërthehet në produkte mësimore, në tekste shkollore që mund të përdoren prej mësuesve shqiptarë ne diasporë”, theksoi Shahini.

Po ashtu, ministrja tha se “sivjet mbahet seminari i 15 jubilar i mësuesve nga diaspora ku bëhen diskutime për të reja dhe ndryshimet në kurrikulat e mësimdhënies shqip në diasporë si dhe bëhen trajnimet e mësuesve në diasporë dhe sivjet kemi arrit të organizojmë strukturën për regjistrin e mësuesve në diasporë dhe kemi nevojë të identifikojmë të gjithë mësuesit dhe ku ato kanë nevojë për trajnime në mësimdhënie për të rritur cilësinë e mësimdhënies në diasporë.

Më tej, Shahini shton se një aspekt tjetër është se të gjitha përpjekjet janë bërë bashkë, Kosovë-Shqipëri dhe janë ndërtuar ura lidhëse mes dy vendeve

“Sot në citin 2019 jemi në një moment kthese porsa i përket Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe në këtë moment kemi nevojë për kontributin e diasporës që mund ta bëjë me ide dhe me prezencën e tyre në këtë moment”, tha ministrja/ATSH.