Arbëri

KPK i pa kënaqur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Descriptive Text

Derisa gjatë viteve të kaluar gjykatat e Kosovës kanë konfiskuar pasuri të paligjshme në vlerë prej 26 milionë euro, kurse, në vitin që lamë pas, gjykatat kanë konfiskuar 50 mijë euro.

Për këtë Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbetur i pakënaqur me këtë rezultat, ku edhe ka dhënë vërejtjet e veta.

Kordinatori Kombëtar për Luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, i cili raportoi për periudhën tetor-dhjetor 2018, tha se për dallim me vitet tjera, në vitin 2018 ka rënie të pasurisë të konfiskuar.

Zëvendëskryesuesi Arben Ismaili tha se është alarmuese shuma prej 50 mijë eurosh e konfiskuar si pasuri e paligjshme.

Sipas tij, raporti i prezantuar sot nuk përmban elementet e nevojshme, transmeton kp.

Edhe anëtari i këshillit, Haxhi Sinani, dha vërejtjet e tij për këtë raport.

Ndërsa këtu reagoi Shqipdon Fazliu , i cili tha se është ai vet që e vlerëson punën, pasi kështu e përcakton rregullorja.

Kryesuesi i Këshillit Bahri Hyseni tha se Fazliu ka të drejtë kur thotë se nuk ka rezultate në konfiskim, por, nëse nuk ka suksese, ai tha se janë lëshime të të gjithëve.

Kryeprokurori Aeksandër Lumezi tha se nëse nuk ka sukses në sekuestrimin e pasurisë së paligjshme, atëherë nuk do të ketë sukses as në luftimit e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kordinatori Shqipdon Fazliu, në rekomandime ka cekur që duhet të rritet llogaridhënia në KPK dhe KGJK, gjë që është kundërshtuar nga anëtarët e Këshillit, pasi që sipas këtyre të fundit kordinatori nuk ka të drejtë të vlerësojë KPK-në.

Raporti u votua pa pjesën e rekomandimeve, derisa Fazliu ka lëshuar sallën teksa ky i fundit po hedhej në votim.