Arbëri

Fishekzjarrë dhe të shtëna në Prishtinë për lirimin e Haradinajt

Me fishekzjarrë dhe të shtëna armësh është festuar për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës sot ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Haradinajt nga Serbia.

Ai ishte ndalur më 4 janar nga policia franceze sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia për liderin e AAK-së, Haradinajn.


Fishekzjarrë dhe të shtëna në Prishtinë për... by kohanet
Fishekzjarrë dhe të shtëna në Prishtinë për... by kohanet