Ish-ministri Rikallo i shkarkuar në Kosovë fiton funksion të lartë në Serbi

Ish-ministri Rikallo i shkarkuar në Kosovë fiton funksion të lartë në Serbi

01 March 2019 12:11

Nenad Rikallo, ministër, deri para disa ditësh, i Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, është emëruar sekretar Shteti në Ministrinë e Bujqësisë të Qeverisë së Serbisë, bën të ditur agjencia e lajmeve e Beogradit, B92, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur se Qeveria se Serbisë vendimin për emërimin e Rikallos në këtë pozitë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë e ka marrë qysh më 27 shkurt.

Nenad Rikalo, një jetë aferash

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallon, përfaqësues i Listës Serbe, në fillim të shkurtit, ndërsa në vend të tij e ka emëruar Dijana Zhiviqin, anëtare e Partisë së Pavarur Liberale (SLS).

Koha.net rikujton se në poste të larta në Qeverinë e Serbisë para këtij kanë pasur serbët nga Kosova Oliver Ivanoviqi dhe Aleksandar Jabllanoviqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme