BSPK-ja përkrah grevën e Sindikatës së sektorit privat Foto: Koha / ilustrim

BSPK-ja përkrah grevën e Sindikatës së sektorit privat

28 February 2019 12:09

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur përkrahjen ndaj Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, gjegjësisht thotë se përkrahë sindikalistët e kësaj sindikatë në hapat e ndërmarrë sindikal të organizmit të grevës, përmes së cilës shprehin pakënaqësitë e tyre për shkak të mospagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mos dialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.

BSPK thotë se, duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të punëtoreve të sektorit privat, mos respektimin e Ligjit të punës, Ligjit për mbrojtje dhe siguri në punë, mos rritjes së një page minimale më të dinjitetshme se kjo aktualja dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të punëtorëve që janë të theksuar shumë në këtë sektor, u ka bërë thirrje organeve gjegjëse që të punojnë më shumë në këtë drejtim “sidomos duke bërë mbikëqyrjen e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës në vend, në të kundërtën jemi të detyruar që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e mobilizimit të punëtoreve që përmes formave më radikale të organizimeve sindikale të punojmë për arritjen e një trajtimi më të mirë të punëtoreve të sektorit privat”.

“Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh edhe njëherë përkrahjen për veprimet sindikale të ndërmarra nga sindikalistet e sektorit privat dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do të ndërmerret nga sindikalistët konform Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të sektorit privat”, përfundon reagimi i BSPK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme