Arbëri

Instituti i Onkologjisë qe njëmbëdhjetë ditë pa aparat të Radiologjisë

Ky është aparati i Radioterapisë, cili do të duhej që të kryente deri në 70 rrezatime në ditë.

Qe njëmbëdhjetë ditë, pacientët e sëmurë nga kanceri nuk mund të kryejnë shërbime pasi që ky aparat është prishur, raporton KTV.

Pacientët, prapa kamerave, thanë se janë të nervozuar me prishjen e aparatit të radioterapisë.

Drejtori i Institutit të Onkologjisë, tha se ky aparat është prishur për shkak të vjetërsisë së tij.

Blerjen e aparaturës e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndryshe, shërbimi i rrezatimit në Radioterapisë, në QKUK, është falas për të gjithë qytetarët.

Por, pacientët e Klinikës së Onkologjisë përballen me mungesë të citostatikëve dhe si pasojë, pacientët detyrohen t’i blejnë këto ilaçe për trajtim të kancerit, me çmime shumë të shtrenjta.