Arbëri

KQZ rrëzon propozimin e PS-së, kryebashkiakët edhe pas 3 mandateve

Kryetarët e bashkive që kanë më 3 ose më shumë mandate do të mund të kandidojnë sërish për zgjedhjet vendore të programuara për t’u zhvilluar në 20 qershor.

Propozimi i bërë nga Partia Socialiste nuk mori votat që nevojiteshin, pasi kryetari i KQZ, Klement Zguri, votoi kundër, ndërkohë që propozimi kalonte nëse vetëm me shumicë të cilësuar votash.

Vendimi – i cili mund të ankimohet në kolegjin zgjedhor – i hap rrugë rikandidimit të kryebashkiakëve me 3 mandate, si Vangjush Dako në Durrës, Qazim Sejdini në Elbasan dhe Fiqiri Ismailit në Vorë.

Gjatë diskutimit në sallën e KQZ, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe duke qenë se ai ka hyrë në fuqi në vitin 2015, prej aty nis edhe numërimi.