Arbëri

Korrupsioni goditet më lehtë në nivelin lokal sesa atë qendror

Descriptive Text

Korrupsioni si dukuri mund të haset në të gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë, si atë qendror po ashtu edhe atë lokal, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tyre, në mungesë të guximit të autoriteteve kompetente për t’u ballafaquar me luftimin serioz të korrupsionit në nivelin qendror, rastet të cilat trajtohen janë më shumë në nivelin lokal.

Sipas përfaqësuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi, organizatë që monitoron sistemin e drejtësisë në Kosovë, në trajtimin e rasteve të korrupsionit që janë në procedurë gjyqësore kjo dukuri është e shprehur më shumë në nivelin lokal sesa në atë qendror.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo e dhënë është kështu pasi që mungon guximi i autoriteteve kompetente për t’u ballafaquar me korrupsionin në nivelin qendror.

Radio Evropa e Lirë