Këshilltari i kryeministrit ofendon Agim Bahtirin?

Këshilltari i kryeministrit ofendon Agim Bahtirin?

21 February 2019 23:42

Errold Belegu, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur me fjalë ofenduese, me gjasë, ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po kërkon që të bashkohet qyteti i Mitrovicës.

Belegu në një postim në Instagram, në foton e Bahtirit ka shënuar “Walking lopa” (lopa që ec), përcjell Kosovapress.

Bahtiri ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, të cilat sot ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndërsa Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje që të mbajë një mbledhje, për të votuar pro bashkimit të Mitrovicës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

hilmiasllani22/02/2019 13:13

Pa dashur ti bashkohem askujt për ta fyer sepse NUK është vlerë, POR një duhet të kuptojmë se Agim Bahtiri perbën një figur jashtzakonisht kontraverse politike, me shumë pak elemente percjellëse kulturore, tradicionale, dhe shoqërore fatkeqsisht. habitem me Mediat që një figure të tillë që krijon lajme të pakuptimta dhe jo permbajtësore i japim aq shumë hapësirë mediale dhe e shqetsojnë me deklarime shpeshherë banale të një figures si aj. Ju lutem të na kurseni nga deklarime të tilla që per vlersimin tim perbëjnë fyrje të intelegjecës mesatare të një shoqërije dhe nga deklarime të tilla NUK ka perfitime askush tjetër pertej egove idividuale të njerzve si z Bahtiri.

arber22/02/2019 13:13

walking lopa???!!! walking tradhetarët dhe hajnat ne qeveri e presidencë!!! e shitet çakorrin, i rritet rrogat e juaja 100%, po shperndani para publike majtas e djathtas duke krijuar komisione kote e duke shperblyer edhe njerez qe vdesin duke skijuar ne brezovicë etj etj etj!!! kjo është WALKING LOPA e vertetë...

Shto koment

Të ngjashme