MASHT-i emëron tre militantë të partive në pushtet në KD të Universitetit të Gjakovës Foto: Koha

MASHT-i emëron tre militantë të partive në pushtet në KD të Universitetit të Gjakovës

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 22 shkurt 2019 07:25

Tre anëtarë Bordi, të cilët u përkasin dy partive politike në pushtet, janë emëruar në Këshillin Drejtues të universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Më 11 shkurt të këtij viti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka emëruar në këtë institucion publik, Mazllom Kumnovën, Ismet Bardhoshin dhe Adrian Mazrekun. Dy të parët janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me lider kryeministrin Ramush Haradinaj, derisa Mazreku vjen nga komuna, nga vjen edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe i përket po kësaj partie. Këto emërime janë vetëm vazhdimësi e praktikës që ministri Bytyqi ka ndjekur edhe me institucionet e tjera universitare të Kosovës.

Për të emëruarin Adrian Mazreku, burime të Kohës Ditore kanë thënë se është anëtar i degës së Nismës në Malishevë, ndonëse ai e ka mohuar një gjë të tillë. Të njëjtit person, në vitin 2014, Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) ia kishte ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje për pesë vjet si kandidat i Nismës, ndonjë partie tjetër apo si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor. Kjo pasi PDK-ja kishte bërë ankesë se ai bashkë me një grup militantësh iu kishin ofruar ryshfet qytetarëve për blerje votash. Për këtë çështje, Nisma ishte dënuar me 3 mijë euro gjobë. Megjithatë, një vit më vonë, në mungesë të provave, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte liruar Mazrekun nga akuza për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme