Kërkohen masa më të serta të BE-së ndaj termocentraleve me thëngjill në Ballkan Foto: Koha / ilustrim

Kërkohen masa më të serta të BE-së ndaj termocentraleve me thëngjill në Ballkan

22 February 2019 06:30

Ambientalistët kanë nxitur të martën politikëbërësit e Bashkimit Evropian që të marrin qëndrim më të sertë ndaj termocentraleve me thëngjill që po ndotin ambientin në vendet e Ballkanit Evropian, duke e fajësuar kësisoj tymin e prodhuar prej tyre për vdekjen e 3.900 personave çdo vit kudo nëpër Evropë.

Gjashtëmbëdhjetë termocentralet e periudhës komuniste me kapacitete prej 8 gigavatësh kanë emetuar të njëjtën sasi të dyoksidit të sulfurit më 2016 sa gjithsej 250 termocentralet me thëngjill të kapacitetit 30 fish më të madh në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, thuhet në një raport të përpiluar nga pesë grupe ambientaliste, shkruan Koha Ditore.

Qymyri, njëri prej faktorëve kryesorë të ndotjes, është në dispozicion kudo në rajon, duke ofruar një burim të lirë energjie dhe duke u përdorur me të madhe në Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këto vende janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili zotohet të përmbushë rregullat e BE-së për luftimin e ndotjes që prej vitit 2018. Mirëpo investimet në termocentrale të reja apo teknologji për frenimin e lirimit të materieve të dëmshme kryesisht janë vonuar, thuhet në raport.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe është ende një vrasës i padukshëm në Evropë”, ka thënë Vlatka Matkoviq Puliq, zyrtare e lartë për shëndet dhe energji në HEAL dhe autorja kryesore e raportit. “Është koha e duhur që politikëbërësit e BE-së t’i intensifikojnë përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit energjetik”, ka thënë ajo... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme