Koloneli Isufi diplomon në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll

Koloneli Isufi diplomon në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll

21 February 2019 21:52

Koloneli Sefer Isufi ka diplomuar në Universitetin e Mbrojtjes në Stamboll, gjegjësisht në Institutin Shumëkombësh të Udhëheqjes Strategjike të Forcave të Përbashkëta, në degën e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura në Operacione të Përbashkëta.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë përfaqësuesit e lartë institucionalë dhe ushtarakë si dhe përfaqësues institucionalë dhe ushtarakë nga vendet pjesëmarrëse në institutin përkatës.

Kolonel Seferi tregon se plan-programi studimor, ka përfshirë në mënyrë kronologjike modulet rreth sigurisë globale, rajonale dhe nacionale, ndërlidhjen e tyre me strategjitë nacionale të mbrojtjes dhe ushtarake, si dhe procesin e implementimit të tyre në operacione të mundshme të të gjitha komponentëve të forcave (joint) nga niveli i komandimit dhe drejtimit strategjik ushtarak.

Pasi kreu shkollimin për udhëheqje shtabore dhe komanduese në nivelin taktik dhe operacional ushtarak dhe pasi mbrojti temën e masterit në artin e menaxhimit strategjik të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, këto ditë, në të njëjtin universitet, diplomoi me sukses të lartë në nivelin e vlerësimit „Ekselent“. Ai u dallua në mesin e pjesëmarrësve të rreth 20 ushtrive të vendeve nga tri kontinente.

Në ceremoni ishte edhe atasheu i Mbrojtjes së Kosovës, koloneli Bekim Osmani, cili u prit nga Rektori i Universitetit të Mbrojtjes, prof. dr. Erhan Afyoncu.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme