Arbëri

Serbia falënderon Burundin “që e çnjohu Kosovën”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me shefin e diplomacisë së Burundit Ezéckiel Nibigira të cilin, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, e ka falënderuar për tërheqjen e njohjes së pavarësisë Kosovës si dhe për votimin në favor të Serbisë në organizatat ndërkombëtare.

Nibigira ka thënë se vendimi që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës është i pandryshueshëm dhe bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Gjatë takimi u theksua se Burundi do ta hapë përfaqësi diplomatike.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.