Vetëvendosje përsërit thirrjen ndaj Thaçit për zhbllokimin e KQZ-së

Kushtrim Kadriu & Alberta Hashani 21 February 2019 19:34

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për mosfunksionalizimin e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti, tash e dy muaj, nuk është duke dekretuar emrat e propozuar për anëtarë, Adnan Rrustemin dhe Nazlie Balën, raporton KTV.

Sipas Haxhiut, presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën.

Sipas anëtarit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, KQZ-ja është ndihmuar nga organizatat ndërkombëtare në rritje të kapaciteteve, por këtë po e rrënon Thaçi.

Kohavision ka kërkuar edhe një qëndrim nga Zyra e Presidentit Thaçi për arsyet e mosdekretimit të anëtarëve të KQZ-së, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme