Arbëri

Provat e hetuesisë: Avokati Halilaj e përdorte profilin e rremë në Facebook të hapur nga viktima

Në foto, Gazmend Halilaj

Hetuesia ka dëshmi që kontakti i avokatit Gazmend Halilaj me viktimën nga Drenasi ka filluar më së voni në nëntor të vitit të kaluar, e jo siç pretendon avokati, që kontakti i tyre është vendosur në shkurt të këtij viti. Mirëpo, ka dyshime se kontaktet e tij me viktimën mund të jenë edhe më të hershme.

Nga provat del se Halilaj dhe viktima e kanë pasur një profil të rrejshëm të përbashkët në Facebook.

“Avokati i shkruan viktimës që ajo t’ia japë fjalëkalimin. Viktima ia kthen në përgjigje emailin me të cilin ajo ka hapur llogarinë në Facebook dhe fjalëkalimin që përmban shkurtesat e emrave të të dyve”, i ka thënë gazetës një burim nga hetuesia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Viktima dyshohet se është detyruar të abortojë nga i dyshuari V.V me datën 15 janar 2019. Disa javë para dhe disa javë pas abortit, avokati dhe viktima kanë komunikuar vazhdimisht.

LEXOJENI EDHE KËTË

Rasti i vajzës nga Drenasi; ekspertiza e telefonit përfshiu në hetime edhe avokatin Halilaj

Halilaj i është shmangur përgjigjes kur është pyetur nga gazeta se a ka mundur ta parandalojë viktimën të kryejë abortin e jashtëligjshëm, pasi që nga dëshmitë del që ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të.

Përderisa në fillim të bisedës avokati Halilaj ka mohuar në mënyrë kategorike çdo gjë për komunikimin me vajzën, kur gazeta i ka thënë se është e njoftuar që hetuesia posedon prova të komunikimit të tyre, ai e ka ndërruar qëndrimin.

LEXOJENI EDHE KËTË

Provat e hetuesisë ngrenë dyshimin se “avokati hero” e riviktimizoi vajzën nga Drenasi

E ka pranuar që ka komunikuar më shpesh me numrin e telefonit që e ka pasur në posedim viktima. Por tash ka dhënë një tjetër version.

“Kemi ba bisedë normale, qysh je, qysh po kalon. Kanë qenë fjalë të V.V që i ka shkruar ose e ka detyruar vajzën për me i shkru, që ajo t’i tregojë atij se gati jemi me e qitë në kurth (avokatin v.j)… Por absolutisht kurrë send mbi tokë”, ka thënë ai.

Kur i është bërë me dije se hetuesia ka prova se ai në dhjetor të vitit të kaluar kishte shkëmbyer mesazhe që tregonin afërsi me viktimën, avokati e ndryshon versionin që e dha në fillim se kontaktet me vajzën i kishte që nga shkurti 2019. Thotë që vajza i kishte shkuar në zyrë të tij, sepse e kishte dërguar polici V.V ... (më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)