Pulsi Publik: Dogana, KEDS dhe AKP janë institucionet më të korruptuara

Pulsi Publik: Dogana, KEDS dhe AKP janë institucionet më të korruptuara

21 February 2019 12:32

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka lansuar raportin Pulsi Publik XV, ku është thënë se ka rënie e lehtë e kënaqshmërisë për punën e presidentit, nga 39.1 për qind sa ka qenë, në 38.4 për qind.

Ndërsa, kënaqshmëria me Qeverinë është rritur nga 30 për qind në 31.3 përqind, ndërsa puna e kënaqshmërisë për punën e kryetarit të Kuvendit është rritur nga 31.5 për qind në 36.3 për qind, transmeton KsP.

Po ashtu, kënaqshmëria me gjyqësorin është rritur nga 31.2 për qind në 37.8 përqind.

Arben Qirezi, menaxher i projektit Pulsi Publik, tha se tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

Ai ka thënë se Dogana, KEDS dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit janë institucionet më të korruptuara sipas Pulsit publik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme