Kurzi i kërkon Trumpit angazhim më të madh për Kosovën, “Austria mbështet edhe shkëmbimin e territoreve” Foto: Reuters

Kurzi i kërkon Trumpit angazhim më të madh për Kosovën, “Austria mbështet edhe shkëmbimin e territoreve”

21 February 2019 10:05

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka zhvilluar një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump në Washington.

Temë kyçe e takimit kanë qenë marrëdhëniet e tensionuara SHBA-BE, ndërsa, siç shkruan agjencia austriake e lajmeve APA, Trumpi beson se tek Kurzi ka gjetur personin e ri kontaktues me Bashkimin Evropian.

Shkurtimisht, në takimin Trump-Kurz u bisedua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku Austria dëshiron përfshirje më të madhe të Washingtonit.

“Në Kosovë, SHBA-ja ka pozicion të fuqishëm që mund ta shfrytëzojnë pozitivisht”, tha kancelari austriak, transmeton Koha.net.

Austria, tha ai, e sheh dialogun mes presidentëve Thaçi e Vuçiq si shumë pozitiv dhe do të “mbështes edhe shkëmbimin e territorit”, edhe nëse kjo çështje është “e ndjeshme”.

“Nëse të dyja vendet pajtohen për diçka, ne evropianët nuk duhet t’u dalim në rrugë e aq më pak amerikanët”, potencoi Kurz.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Veri21/02/2019 10:37

Kur merret parasysh biseda e Kurzit ne Kosove nuk them se mund te jete pozitive per politiken e Qeveris se Kosoves sepse Kurzi nuk eshte politika e Austrise se vjeter eshte ndryshe jo ne favor te Kosoves sidomos kur eshte fjala per Ushtrin qka eshte me e rendesishmja ne Moment.

Shto koment

Të ngjashme