Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit

Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit

21 shkurt 2019 10:03

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i njohur për deklaratat e tij sa kontradiktore aq edhe ekstremiste kur bëhet fjalë për Kosovën, tha sot në RTS se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se cilido partner tjetër është i interesuar të gjendet një zgjidhje e përhershme për Kosovën, prandaj kanë ndryshuar qëndrimin dhe për ta kjo nuk është një çështje e mbyllur, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, duke komentuar idenë për ripërcaktimin e kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë, Daçiq tha se "Beogradi kishte hyrë në dialog nga pozicioni i qartë se Kosova është autonomi në kuadër të Serbisë. Nga ana tjetër, Prishtina i është rikthyer platformës së saj, sipas të cilës ndryshimi i Kushtetutës nuk vjen në konsiderim dhe kështu mendojnë edhe njëqind e sa vende që e kanë njohur.

Ndërmjet këtyre dy pozicioneve do të duhej të kërkohej hapësira për kompromis", është shprehur ai, duke shtuar se "për ripërcaktim të kufirit kishte folur edhe Zoran Gjingjiq, por për këtë askush nuk e kishte akuzuar si tradhtar", për të vazhduar me thirrjen "Ejani tani të merremi vesh në përputhje me Rezolutën 1244, e nëse nuk ia dalim, të gjejmë një zgjidhje tjetër".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme