Kontrollorët ajrorë e shtyjnë për vikend grevën 12 orëshe

Kontrollorët ajrorë e shtyjnë për vikend grevën 12 orëshe

20 shkurt 2019 22:26

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka njoftuar se ka pezulluar grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte, por greva do të mbahet gjatë dy ditëve të vikendit, më 23 dhe 24 shkurt.

Lajmi bëhet me dije përmes një komunikate, ku thuhet se greva për ditën e shtunë dhe të diel (23 dhe 24 shkurt 2019) në kohëzgjatje prej 12 orësh (prej orës 08:00 deri 20:00 orë lokale) do të zhvillohet sipas njoftimit të lëshuar më parë nga SINKON.

“SINKON shpreh konsideratë për Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Lekaj në përpjekjet që është duke i bërë për adresimin e kërkesave të SINKON. Njëherësh shfrytëzojmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që të mos dekretojë Ligin e Pagave dhe të njëjtin ta kthejë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kanë mbetur edhe pak kohë që Presidenti ta kthejë ose ta miratojë Ligjin për Paga.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme