MASHT-i do ta shqyrtojë mundësinë e futjes së Edukatës Shëndetësore si lëndë në shkolla

Dritë Slivova Polisi Dritë Slivova Polisi 20 February 2019 21:41

Asnjëherë në sistemin shkollor në Kosovë nuk ka ekzistuar një lëndë edukative shëndetësore.

Por, duke marrë si shkas dyshimet për abuzimin seksual të vajzës nga Drenasi nga mësimdhënësi i saj, ministri i Arsimit, për KTV-në, ka deklaruar se do ta shqyrtojë mundësinë e futjes në shkolla të lëndës “Edukata Shëndetësore”, që ndërlidhet me edukimin seksual.

Mirëpo, Argjend Osmani, njohës i çështjeve arsimore, ka deklaruar se kjo nismë është e vonshme.

Sipas tij, ministri Bytyqi duhet ta iniciojë një hulumtim të etikës së mësimdhënësve në shkolla dhe trajtimit që ata ua bëjnë nxënësve.

E, Rinor Qehaja ka thënë se një lëndë e tillë mund të futet kurdo në kurrikulë, por duhet kohë e gjatë për ta kompletuar atë bashkë me tekstet shkollore.

Prandaj, diçka e tillë, sipas tij, do të duhej të ndodhte qëmoti.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se po synon ta fuqizojë edhe rolin e prindit në shkollë, në mënyrë që të raportohen të gjitha parregullsitë që mund të ndodhin brenda shkollës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme