Kroacia vlerëson rolin e LDK-së në proceset aktuale

Kroacia vlerëson rolin e LDK-së në proceset aktuale

20 February 2019 15:24

Prishtinë, 20 shkurt - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit për media, gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Mustafa e njoftoi ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.

Ambasadorja, Marija Kapitanoviq, e vlerësoi rolin e LDK-së në këto procese.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme