Falë përmbushjes së kushteve të MCC-së, Kosova është kualifikuar për ndihma më madhore të saj

Falë përmbushjes së kushteve të MCC-së, Kosova është kualifikuar për ndihma më madhore të saj

20 February 2019 15:11

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot delegacionin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga zëvendëspresidentja Karen Sessions, me të cilin u diskutua për thellim të bashkëpunimit, thuhet në njoftimin për media.

Bëhet e ditur se ministri Hamza e njoftoi delegacionin me të arriturat e Kosovës ndër vite, me zhvillimet makro – fiskale si dhe me planet zhvillimore për të ardhmen.

Ai gjithashtu falënderoi taksapaguesit amerikanë që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë, dhe u shpreh i lumtur që institucionet e Qeverisë amerikane janë pjesë e historisë së zhvillimit të Kosovës. Po ashtu, theksoi se Ministria e Financave përkrah marrëveshjet me MCC-në si dhe ka ndihmuar në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Karen Sessions, ndër të tjera përgëzoi ministrin për stabilitetin makrofiskal që ka Kosova. Ajo gjithashtu theksoi se falë përmbushjes së kushteve të parapara nga MCC-ja për Kosovën, Kosova është kualifikuar për ndihma më madhore nga MCC-ja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme