Arbëri

Në Kosovë sot pa të reshura, temperaturat nga -3 deri në 13 gradë Celsius

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Më poshtë tabela për vlerat e temperaturave në të gjitha rajonet e Kosovës: