Isuf Gashi, edhe një ushtar i “Pashtrikut” që ftohet nga Specialja Foto: Koha

Isuf Gashi, edhe një ushtar i “Pashtrikut” që ftohet nga Specialja

19 February 2019 21:54

Ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Gashi, i njohur si Baca, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas njoftimit që ka bërë dega në Rahovec e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ai do të intervistohet nesër, më 20 shkurt.

As për Gashin nuk janë dhënë detaje se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja.

Sipas OVL të UÇK-së në Rahovec, Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit, ku si rrjedhojë u formua edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Është invalid i luftës, i cili u plagos rëndë në vitin 1998.

“Jemi të sigurt që ky do t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së në mënyrë dinjitoze dhe do t’i ngrit vlerat e kësaj lufte edhe më lartë! Respekt për bashkëluftëtarin Isuf Gashi dhe gjithë luftëtarët e lirisë”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme