Një delegacion i Parlamentit Evropian me vizitë zyrtare në Kosovë e Serbi Foto: Koha

Një delegacion i Parlamentit Evropian me vizitë zyrtare në Kosovë e Serbi

19 shkurt 2019 18:54

Një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian do të qëndrojë për vizitë zyrtare më 1 mars në Kosovë, kurse në Serbi më 27 dhe 28 shkurt.

Parlamentarët evropianë, të udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme David McAllister gjatë vizitës në të dyja vendet nuk do të kenë tema të caktuara, por pritet që deputetët evropianë të fokusohen në reformat e integrimeve evropiane dhe vazhdimin e dialogut në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Kosovës-Serbi, transmeton KP raportimin e medieve serbe.

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, së fundi gjatë debatit për situatën e sigurisë në Kosovë, ka kritikuar Prishtinën zyrtare për shkak “të mungesës së bashkëpunimit me BE-në në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe dhe transformimin e FSK-së në ushtri”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme