Rriten pensionet në Kosovë

Rriten pensionet në Kosovë

19 shkurt 2019 14:41

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pensioneve.

Në sqarimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se pensionet bazike do të rriten për 20 për qind, kontributdhënëse për 15 për qind dhe pensionet e parakohshme për Trepçën në vlerë 20 për qind.

Pensionet me rritje do të merren retroaktivisht nga janari, raporton KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme