Bekim Jashari me mesazh prekës për 69-vjetorin e babait të tij, Hamëz Jasharit

Bekim Jashari me mesazh prekës për 69-vjetorin e babait të tij, Hamëz Jasharit

19 shkurt 2019 14:09

Në 69-vjetorin e lindjes të heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vendosur lule mbi varrin e babait të tij.

Jashari ia ka dedikuar edhe një mesazh prekës në rrjetin social Facebook.

Thotë se babai e ka mësuar se sa e vlefshme është liria dhe si duhet të sakrifikohet për të.


Lexoni edhe: 

Besarta kujton babain e saj Hamëz Jasharin, në datëlindjen e tij


Mesazhi i plotë i Jasharit:

“Për ditëlindjen tënde, Babë...

Për ty që mi mësove vlerat e larta njerëzore, për ty që më bërë të kuptoj dashurinë për jetën.

Ti dhe vëllai yt, që më vonë do të njihet si Komandat Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkërisht ideologë të saj, u bëtë mësim për gjeneratën Tuaj dhe të tjerat që do t’iu pasojnë, për atdhedashurinë.

Ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria, si mund të sakrifikohet për liri, sa shumë duhet të angazhohemi për të ndërtuar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Për çdo ditë, mua më shumë më lartësohet personaliteti yt, i papërshkrueshëm për mirësinë dhe thellësinë e mësimeve me shembuj personal.

Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Teje, që ma mundësove të vazhdoj gjurmëve tua në rrethana të reja, të ekzistoj dhe të shkruaj për Ty, në atdheun tonë të dashur!

Urime Babë ditëlindja e 69-të!”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme