Arbëri

Mehmeti: Procesi i kurrikulës shkollore ka ngecur shumë

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur një tryezë ku po diskutohet për tekstet dhe kurrikulën shkollore.

Hulumtuesi në Institutin Pedagogjik, Selim Mehmeti ka thënë se procesi i kurrikulës shkollore ka ngecur shumë. Sipas tij, shtrirja e pilotimit të kurrikulës ishte bërë pa një studim paraprak e që ka krijuar probleme, raporton “Koha Ditore”.

“Mendoj se ka munguar një udhërrëfyes i kurrikulës që nga fillimi. Ky proces ka qenë shumë i zgjatur edhe për shkak të mos detajimit të përgjegjësisë. Ne si Institut i kemi vënë vetes një detyrë që ta bëjmë një hulumtim për sfidat e këtij procesi”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, një ndër arsyet që ka krijuar probleme në këtë proces ka qenë edhe mos krijimi i një Agjencie të kurrikulës dhe vlerësimit.

Image

Ndërkaq, deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka bërë kërkesë për një debat parlamentar ku do të diskutohet për gjendjen në arsimin parauniversitar. Po ashtu, sipas saj, synojnë që të miratojnë një rezolutë që do ti adresonte çështjet me interes për përmirësimin e cilësisë në arsim.