Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

19 February 2019 14:00

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit është paraparë që më shumë zyrtarë të deklarojnë pasurinë.

Në një takim me Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së Euy-Whan Kim, Tahiri ka thënë se është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sipas Tahirit, këto dy ligje do të sjellin një perspektivë më të fuqishme që nxitë parandalimin efikas të abuzimit dhe keqpërdorimit me paranë publike.

“Me këtë rast, Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së se në këtë fushë janë paraparë ndryshime përmbajtjesore, duke filluar nga rritja e numrit të zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, tek kontrolli efikas i të dhënave të deklaruara, deklarimi në formë elektronike dhe masat tjera që do të përcaktojnë qartë rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me fokus në parandalim”, thuhet në njoftim të MD-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme