PSD: Paga minimale nuk mbulon as për së afërmi nevojat themelore për jetë

PSD: Paga minimale nuk mbulon as për së afërmi nevojat themelore për jetë

Drenushë Maxhuni Drenushë Maxhuni 19 shkurt 2019 13:49

Partia Social Demokrate ka organizuar tryezë diskutimi për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat karshi pagës minimale në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj partie Visar Ymeri ka theksuar se paga minimale në Kosovës është më e ulëta në rajon.

“Prej vitit 2003 nuk ka pasur lëvizje të pagës minimale në Kosovë. Ajo aktualisht është 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare dhe 130 euro për ata nën këtë moshë. Kjo pagë nuk mbulon për së afërmi minimumin e nevojshëm për jetë”,ka deklaruar Ymeri.

Sipas tij, përmirësimi i gjendjes së punëtorëve duhet të shkojë krah për krah me politikat e punësimit.

“Për të pasur një ekonomi të integruar, duhet përpjekur që politikat për vendet e reja të punës t’i orientojmë drejt sektorëve prodhues”,ka thënë ai.

Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, ka deklaruar se struktura e të punësuarve në Kosovë është në shpërpushje të plotë me baraspeshën gjinore, sa i përket bazës materiale.

“Përveç faktit që Kosova ka trashëguar një sistem të caktuar të punësimit dhe kulturës, ku burrat kanë qenë kryefamiljarë, në një papunësi të thellë, siç është rasti me Kosovën ku kryefamiljari ka qenë i punësuari eventual. Ky shtresëzim është thelluar më tej. 80.7 për qind të grave në Kosovë nuk janë duke kërkuar fare punë, për shkak te gjasave te vogla për t’u punësuar”,ka deklaruar Baftiu.

Procesi i përcaktimit të metodologjisë për caktimin e pagës minimale, sipas saj, duhet nisur nga parimi që punëtorit dhe familjes t’iu sigurohet niveli i të ardhurave që i garanton ushqim të bollshëm dhe të shëndetshëm, hapësirë të mjaftuese banimi, arsim cilësor dhe përfshirje në jetën kulturore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme