Rriten temperaturat në Shqipëri

Rriten temperaturat në Shqipëri

19 February 2019 08:58

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet atmosferike në Shqipëri, parashikojnë meteorologët.

Për pasojë orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 °C deri në 18 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme