Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi më vështirë se në ferr, thotë Vuçiqi

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi më vështirë se në ferr, thotë Vuçiqi

18 February 2019 14:00

Jashtëzakonisht të vështirë e ka vlerësuar mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Kosovën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai foli për agjencinë amerikane Bloomberg nga Munihu dhe lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve, ai tha se do të jetë më vështirë se në ferr, raporton KTV.

Sipas tij, pala kosovare fillimisht duhet të heqë taksën. E çdo marrëveshje duhet të përmbajë në vete edhe lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

“Të dyja palët e dimë çfarë duam”, ka thënë Vuçiqi.

E agjencia shton se edhe Vuçiqi edhe Presidenti Hashim Thaçi, duhet t’ua shpjegojnë votuesve të vet se asnjëra palë nuk do të fitojë atë çfarë dëshiron.

Agjencia amerikane përmend se Thaçi e Vuçiqi, verën e shkuar ishin afër marrëveshjes, por mundësia u zbeh, meqë pati reagime negative ndaj mundësisë së këmbimit të territorit. Raportet u përkeqësuan edhe më shumë kur Serbia pengoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol, e Kosova vendosi taksë ndaj produkteve serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme