Arbëri

Ahmeti: Kosova ka shumë punë për t’u forcuar e konsoliduar, për t’u zhvilluar e mbrojtur

Foto: Driton Paçarada

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosovën e presin ende shumë punë për t’u forcuar dhe konsoliduar.

Por ai thotë se sot duhet të ketë gëzim dhe festë, për të gjitha arritjet.

“11 vite shtet! Ka edhe shumë punë për t’u forcuar e konsoliduar, për t’u zhvilluar e mbrojtur. Por sot gëzohemi e festojmë për shtetin tonë, për të gjitha përparimet duke i uruar njëri tjetrit një Kosovë sa më të fortë, me sa më shumë mirëqenie për të gjithë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Ahmeti.