Rrëfimi i profesorit që katër herë ishte i burgosur politik

Rrëfimi i profesorit që katër herë ishte i burgosur politik

17 February 2019 20:26

Masar Shporta i lindur ne Prizren, i takon gjeneratës së parë të gjimnazistëve të Kosovës. Është fitues i çmimit për vepër jetësore “Rexhai Surroi”.

Ai është ndër kontribuuesit e arsimit në Kosovë, ndërsa katër herë ishte i burgosur politik. Herën e fundit qëndroi për gjashtë vjet i mbyllur në qeli. Në një rast thotë se për 20 ditë ishte lënë krejtësisht në terr.

Ai në JETA të KTV-së ka treguar përvojën e tij në burg. Ka përmendur momentin kur ia dhanë mundësinë që ta lironin me kusht që të linte Kosovën dhe të shkonte në Turqi.

“Me dëshirë nuk erdha, me dëshirë nuk dal”, tregon të jetë përgjigjur Shporta.

Me profesion, Shporta është profesor i matematikës. Ai ka treguar se ky nuk ishte profesioni që kishte zgjedhur, por ishin serbët të cilët kushtëzonin çka të studionte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme