Arbëri

Asnjë shesh qendror nuk mban emrin “17 Shkurti”, ajo në Prishtinë s’është as 300 metra e gjatë

Kjo rrugë në Prishtinë e emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “17 shkurti”, nuk është më e gjatë se 300 metra.

Ndryshe nga sheshet apo edhe rrugët qendrore, për qytetarët ajo është pothuajse e panjohur.

Rrugë të ngjashme dytësore të emërtuara “17 shkurti”, përgjatë këtyre 11 vjetëve të pavarësisë në gjithë vendin, janë edhe 21 të tjera sikurse kjo në Fushë Kosovë.

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë thënë se asnjë shesh apo rrugë kryesore nuk është emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë.

17 shkurti duhet të jetë emër sheshi, thonë qytetarët të cilët e kërkojnë këtë nga kuvendet komunale.

Por, ka edhe të atille që thonë se jo gjithçka duhet të lidhet me pavarësinë.

Ndërsa, përveç emërtimit “17 shkurti”, sipas të dhënave, 21 komuna kanë vënë emra rrugësh edhe si “Pavarësia”. Edhe ato, sipas Ahmetit, janë rrugë dytësore. Ndërkohë, është vetëm një rrugë në vend që mban emrin “Pavarësia e Kosovës”.